Ish-ministri i Energjisë: Qeveria të veprojë urgjentisht, kriza energjetike pasojë e mungesës së investimeve

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, ka deklaruar se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë nuk është problem i përkohshëm, por rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së investimeve strategjike dhe i reformave të parealizuara në sektorin energjetik.

Ai ka theksuar se termocentralet Kosova A dhe Kosova B janë të vjetruara dhe nuk po arrijnë të përmbushin kërkesën në rritje, duke detyruar vendin të importojë energji me çmime të larta në tregjet ndërkombëtare.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që të veprojë me urgjencë për rehabilitimin e blloqeve ekzistuese dhe për nisjen e procedurave për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në partneritet me investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë kompani amerikane dhe gjermane.

Sipas tij, vetëm përmes investimeve në kapacitete me bazë lignitin dhe zhvillimit paralel të burimeve alternative të energjisë, Kosova mund të sigurojë stabilitet afatgjatë dhe të ulë varësinë nga importi.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez Likoshan

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …