Në Malishevë u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Ramadan Thaçit, ish-mësimdhënës dhe drejtues në Gjimnazin “Hamdi Berisha” si dhe zyrtar i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Kjo veprimtari u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin shumëvjeçar të profesor Thaçit në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave.
Në emër të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, fjalën e mbajti, drjetori, Izet Hoti, i cili theksoi rolin e profesor Ramadan Thaçit si pedagog i përkushtuar, bashkëpunëtor institucional dhe figurë e respektuar në komunitetin arsimor të Malishevës.
Të pranishmit vlerësuan lart punën, përkushtimin dhe shembullin njerëzor të profesor Thaçit, duke e cilësuar atë si një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në arsimin lokal.
Në fund nga familja të pranishmit në këtë ceremoni i falenderoi, Avni Thaçi.