Ylli Mece

Ylli Mece: BALLI I KOMBIT KA QENË , NGELET E DO TË NGELET TURPI I KOMBIT!

(Letër ballistit, ose më saktë pronarit të femës SHPK  ” Koteci me 1001 pula”)
I pandershmi dhe fallsifikator i historisë  ballist ! Në një diskutim privat me mua juve zotnia ballist që tashmë ke hedhur këmbë mbi këmbë e më rri kapardisur si gjeli majë kotecit disa herë më kini përmendur shprehijen steriotipe se ja …” Koha ne ballistëve na dha të drejtë “,shprehije kjo e cila falë tradhëtisë së elementeve te degjeneruar të ish PPSH-së të cilët e kthyen timonin “djathtas në bord” duke u trembur nga një stuhi e furtunë e kohës. Keta lloj “komunistash” te cilët e dëshironin “detin vaj” duke qenë dhe në timonin e anijes, harruan se anijet dhe kapiteni i tyre vlersohet në furtunë se si dhe sa është në gjendje ai sëbashku me ekipazhin të dijë të manovrojë dhe t’i mposhtë furtunat, sepse po të ish për ju ballistët dhe legalistët e Bazit të Canes dhe 1001 vjetë të tjera kurrë nuk do ta merrnit pushtetin. Por le të ndalemi te parulla e juaj se “Koha ju paska dhënë të drejtë”. Nuk ju kuptoj e kini fjalën që ja procestet e zhvillimeve politike te viteve 90-92 , afirmuan dëshirën tuaj që Shqipëria të ish e ngelej nje vend i bejlerëve dhe agallareve…. apo me anë të kësaj ju doni të përligjni tradhëtinë tuaj ?!

Po ti a e di, se  dhe vetë Aleatët e Medhenj te asaj kohe  e dinin se çfarë përfaqsonte PKSHja por kerkuan bashkepunimin e saj  kunder armikut te perbashkët dhe e paten hedhur idenë e bashkëpunimit te forcave politike të çdo vendi, me qëllim që nëpërmjet rezistencës të kalohej në të pastajmen në veprime luftarake kunder nazi- fashizmit e dini këtë apo jo?! Organizatat tradhetare nga ato atdhetare dhe pse keto të fundit mund te mos jenë komuniste dallohen sepse ato pavarsisht se nuk e pëlqejnë komunizmin i kundervihen me forcën e armëve invadoreve fashiste pra mbi të gjitha Atdheu, pastaj pushteti, teksa ju kishit të në plan të parë pushtetin, pavarsisht se cila çizme e pushtonte atdheun. Ju pyes juve perfaqsues i firmes së pularisë  “ 1001 nkoteceve & Co”SHPK, kush ju detyroi te bashkëpunonit me italianet duke ju angazhuar atyre se do bënit çmos te shuanit rezistencen e elementeve te kuq?! Kush ju detyroi te futnin 4 antarë “ballistë” në Regjencë ?!.

Ose fundja perse “Balli” nuk kishte njesite guerile sikurse kishin komunistet qe perpara se te behej lufta e organizuar, pra e filluan atë me atentate kunder spiuneve dhe jerarkeve te lartë ?! Jo… që kë do vrisnit ju, kur vetë ishit spiuna…dhe per rrjedhojë dihet se spiuni duke e nuhatur sërën e vet nuk e vret spiunin, apo jo ?! Pra indirekt ju e pranoni se rezistencë bënin partizanet e udhehequr nga PKSH-ja gjë që ju nuk ishit dhe aq budallenj të mos e kuptonit se nëse në fuqi  mbas lufte ,vinin komunistet, për ju kishin humbur nje herë e peërgjithmonë çifligjet  gjak pirjet dhe pronat e mëdha. Ju e dinit shumë mirë se po te vinin në pushtet komunistet do të behej reformë agrare dhe me këtë rast pronat tuaja do kufizoheshin. Ato prona “tuajat” do të bëheshin të popullit sepse ju ato i kishit ndërtuar mbi gjakun dhe djersën e popullit dhe jo tuajën, ashtu sikurse po bejnë sot ballistet e rinj te te dy partive kryesore dhe bishtrave zgjatuese te tyre.

Kjo juve ju kallte lemerinë, por dhe në këto kushte ju për të mos u dalë bopja, kërkonit të hiqeshit si luftëtarë të mëdhenj me parulla te karakterit kombëtar madje hartuat dhe nje dekalog i cili ngeli vetëm në letër. Pa më thuaj ti ballist që ngrite veshët përpjetë nga kurajua që ju dha kryeballisti Ramiz Alia dhe karvani tjetër i tradhëtisë së “Kongresit të dhjerë” ( të më falësh për lapsusin se desha të them Kongresit të 10-të) të PPSH-se qe u konvertua në PSSh…
E pe  të ndjerin Dritëro dikur kur rrezatonte se si ju kundervunë  në atë kongres dhe për moment e humbi dhe ai atë dritën e dikurshe, saqë errësoi dhe dritën e tij në politikë(  e jo atë artistike, sepse nga pikepamja artistike për hir të së vë[rtetës ai ishte e ngelet i madh) e  që filloi të zverdhej ?! Ishin drithërimet e para te tradhëtisë komuniste që  keta tashmë u bënë më ballistë se sa juve ,madje per nga bëmat ata ju kanë lënë nën hije dhe ketë tradhëti te tyre, ti na e quan meritën tuaj se ju..me demek Alimadhi…ti, Selfo Qorri , Butka  NeoCakrani na çkrifeni si gjeli majë koteci bile me mburrje deklaroni se “Balli” ka aq shumë kengë për veprimtarinë e tij dmth nje liber me 500 faqe ku janë stampuar, himne, marshe e këngë. Në të vetmin rast që tregoheni i sinqertë që për “Ballin” mundet të hartoni dhe libra të tjerë sepse ata atë punë kishin..pula, melçi, këngë e raki…dhe në fund një dolli për Mëmedhenë të rrojë e të përparojë nën çizmen e” pipinos…apo të gjerman agës “!

Ore po ju pyes: Pa më thuaj, përse nuk u bashkuat me partizanët për të ndjekur armikun, por ja mbathet me gjithë armikun, saqë dhe ne na vutë në hall të madh dhe na çoroditët keq nga që nuk dinim kë të ndiqnim më parë?! .Po mirë kjo…po si është e mundur që të gjitha kampet e perqendrimit ne, Maltë, Gjermani në Greqi Itali u mbushën plot e përplotë me nga ata të sërës tuaj duke ju perdorur armiqtë tanë dhe miqtë tuaj si mish për top kundër Mëmedheut ?! Nëse e donit kaq shumë Shqipërinë, përse kur Atdheu beri amnistinë e përgjithëshme nuk u kthyet nëShqipëri?! Sigurisht e kishit nje arsye sepse dora e juaj ishte e gjakosur prandaj dhe nuk erdhët. Dhe ta mbledhësh mendjen or ballisti 21 karadesh..se jo vetëm në Shqipëri por ne te gjithë Evropën tradhëtia eshte denuar rëndë dhe shëmbuj të tillë dhe vet Evropa reaksionare ka plotë. Pse ?! Sepse poujt e çdo vendi do të ndieheshin të turpëruar nëse tradhetonin vetveten lirinë dhe pavarsinë që është ,mbi çdo lloj intersi, sepse eshte interes kombetar. Ja pra pse ju kini mbi kurriz vulën e turpit në jetë të jetëve madje deri sa të ekzistojë Shqipëria mbi këtë planet , sepse ju lindët dhe do vdisni politikisht si turpi më i madh i Kombit ! Vdekje fashizmit – Liri Popullit !

Kontrolloni gjithashtu

Reshat Gashi: Përkujtim për dy kolosët e penës dhe pushkës: Sabajdin Cena dhe Ahmet Qeriqi

Koha nuk i shlyen dot emrat e atyre që jetën e shndërruan në shërbim të …