Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është marrë vendimi që më 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë, raporton Periskopi. Ky vendim vjen pas një takimi që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte zhvilluar më 13 janar me nënkryetarët e partisë. Abdixhiku tashmë ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë. Kuvendi Zgjedhor i 31 janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e udhëheqjes së LDK-së, në një moment të ndjeshëm politik për partinë pas zhvillimeve të fundit zgjedhore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
