Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Rinumërimi i plotë i votave mund të zgjasë 12–14 ditë

Procesi i rinumërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë, ka bërë të ditur Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka sqaruar se për të përshpejtuar procesin është shtuar numri i ekipeve të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sipas tij, aktualisht janë angazhuar 38 ekipe vetëm gjatë një ndërrimi pune, që në total përbëjnë 76 ekipe. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është shtuar numri i ekipeve të numërimit. Aktualisht, janë 38 ekipe të tilla vetëm gjatë një ndërrimi pune, pra 76 gjithsej. I gjithë procesi i rinumërimit të 1,947 vendvotimeve/kutive të votimit, mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë,” tha Elezi. Deri tani në QNR janë rinumëruar 610 vendvotime. “Pra, gjatë ditëve në vazhdim, në përgjithësi do të rinumërohen 1,947 vendvotime,” theksoi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

KEK ngre padi ndaj Janina Ymerit të LDK-së për deklarata denigruese

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Ymerit …