Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Zgjedhjet e brendshme, hap i domosdoshëm për forcimin dhe riorganizimin e PK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se të hënën ka zhvilluar biseda me krerët e degëve të partisë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të brendshme. Hamza ka theksuar se zgjedhjet e brendshme janë një hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së dhe për hyrjen e saj në një fazë të re riorganizimi. “PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar,” ka shkruar Hamza.  “Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës,” ka theksuar kreu i PDK-së. Sipas Hamzës, zgjedhjet e brendshme synojnë jo vetëm forcimin e strukturave partiake, por edhe rritjen e hapjes dhe organizimit të partisë, me qëllim që ajo të jetë më pranë qytetarëve dhe më e përgatitur për sfidat politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal Zgjedhor: Prokuroria nis hetime, rinumërimi zbulon mijëra vota të “zhdukura” brenda partive

Procesi zgjedhor në Kosovë po tronditet nga dyshime serioze për manipulim dhe vjedhje votash, pasi …