Skandali zgjedhor çon në rinumërim total, por partitë kryesore mbeten pa goditje të mëdha

Rinumërimi i plotë i votave në vend ka zbuluar lëvizje të ndjeshme për disa kandidatë, por mospërputhje serioze nuk ka te top 5-shët e secilës parti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  është detyruar të marrë këtë vendim për verifikim tërësor të të gjitha vendvotimeve, pas dyshimeve për manipulime në disa zona. Deri tani, mbi 700 vendvotime janë numëruar nga totali prej 2,557 që do të kontrollohen. Te LVV-ja, liderit Albin Kurti iu hoqën 176 vota, ndërsa kandidatë të tjerë si Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla fituan nga 22 deri në 130 vota shtesë. Edhe te PDK-ja pati ndryshime të konsiderueshme: Bedri Hamza fitoi 51 vota më shumë, ndërsa Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari fituan qindra vota. Te LDK-ja, ndryshimet ishin më të vogla: kryetari Lumir Abdixhiku ka minus 12 vota, Avdullah Hoti pak më pak, ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica – Xhelili fituan vota të reja. Edhe te AAK-ja pati lëvizje minimale: Ramush Haradinaj fitoi 1 votë më shumë, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj fituan disa dhjetëra, ndërsa Bekë Berisha ka dy vota më pak. Ky rinumërim nënvizon mungesën e besimit në procesin zgjedhor dhe sfidat serioze të transparencës, duke u bërë një thirrje për reforma të thella në menaxhimin e votave dhe verifikimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Qeveria po e rrezikon ekonominë formale – paga minimale u vendos pa dialog dhe pa analizë

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e pagës minimale, duke …