Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ajo do të mbahet për drejtësi dhe jo për politikë. Çitaku nënvizoi se kërkesa kryesore e protestës është drejtësia pa zvarritje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke e konsideruar këtë proces si të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. “Drejtësi, jo politikë! Në Ditën e Pavarësisë, nuk do të heshtim. Protestojmë për drejtësi, për ata që na sollën lirinë dhe që ndërtuan shtetin: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pa politikë. Pa zvarritje. Sepse drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën”, shkroi Çitaku. Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe qytetare, duke përkujtuar rëndësinë simbolike të datës 17 shkurt për qytetarët dhe historinë e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
