Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim përkrah qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me synimet e tyre për Grenlandën, duke vënë në pah varësinë politike dhe strategjike të Prishtinës nga Uashingtoni. Andoni tha se Kosova, për shkak të lidhjes së saj historike dhe ekzistenciale me SHBA-në, është e detyruar të mbajë çdo qëndrim që i diktohet nga Uashingtoni. Arsyeja është se ekzistenca e Kosovës dhe procesi i shtetformimit të saj janë të lidhura plotësisht me interesat amerikane në aspektin e sigurisë”, tha Andoni. Ai theksoi se për Kosovën, çështja e sigurisë dhe e ekzistencës është parësore dhe vjen përpara problemeve ekonomike dhe institucionale, të cilat sipas tij janë të mëdha dhe të pazgjidhura. “Qëllimi është që Kosova të mbetet një zonë që i përket interesave amerikane, dhe entuziazmi me të cilin u prit ftesa amerikane tregon se Prishtina do të mbajë çdo qëndrim të diktuar nga SHBA-të”, shtoi ai. Edhe sa i përket Shqipërisë, Andoni u shpreh se është e qartë që Tirana zyrtare do të përkrahë çdo politikë amerikane lidhur me Grenlandën, duke e përforcuar idenë se politika e jashtme e dy shteteve shqiptare mbetet e varur nga orientimi strategjik i Uashingtonit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
