Dëshmi tronditëse: Policët serbë dogjën shtëpi, masakruan civilë dhe dhunuan të burgosur shqiptarë në Dubravë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj dy ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, është dhënë një dëshmi e rëndë që rikthen në vëmendje brutalitetin e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së vitit 1999. Dëshmitari i Prokurorisë, Haxhi Beqiraj, deklaroi se policia serbe, në mesin e së cilës ishte edhe i akuzuari Pantiq, e kishte ndalur derisa po largohej me familjen nga shtëpia dhe e kishte pyetur se ku i kishte djemtë, duke e akuzuar për lidhje me UÇK-në. Ai tregoi se civilët u detyruan të dëboheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e vdekjes, ndërsa më pas shtëpia e tij dhe e dy vëllezërve u dogjën nga forcat serbe. Shefi kryesor ishte Pantiqi. Ushtri s’kishte, vetëm policë kishte, kudo ishin policë”, dëshmoi Beqiraj para trupit gjykues. Beqiraj pohoi gjithashtu se në vendngjarje ndodheshin edhe trupat e 11 civilëve të masakruar, ndërsa i akuzuari Pantiq ishte prezent aty. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Momir Pantiq, ish-kryeshef i stacionit policor në Istog, dhe ish-polici Zharko Zariq akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile, përfshirë vrasje, tortura, dhunë sistematike dhe dhunime seksuale. Aktakuza përshkruan masakrën në Burgun e Dubravës në maj 1999, ku pas bombardimeve të NATO-s, forcat policore serbe, nën komandën e Pantiqit, hynë në dhomat e të burgosurve shqiptarë dhe i rrahën mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Bekim Haxhiu: Prokuroria të hetojë menjëherë, rinumërimi të kthehet sipas rendit të komunave

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të rinumërimit të votave sipas …