Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Mbështetje për Abdixhikun mes krizës në LDK: Lushaku-Sadriu kundër dorëheqjes së kryetarit

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka dalë hapur në mbështetje të Lumir Abdixhikut, duke thënë se ai duhet ta vazhdojë misionin dhe mandatin e tij në krye të partisë, pavarësisht kritikave dhe zërave për dorëheqje pas rezultateve zgjedhore. Abdixhiku ka ende kohë dhe hapësirë për ta reformuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ta konsoliduar atë dhe për ta zgjeruar rrjetin partiak, me synimin për ta përmirësuar rezultatin në zgjedhjet e ardhshme. “Unë mendoj që ai duhet ta vazhdojë misionin e tij dhe mandatin e tij që e ka marrë para dy vitesh e gjysmë, për ta hapur partinë, për ta reformuar partinë, për ta konsoliduar, për ta rritur rrjetin e partisë sonë dhe për ta përmirësuar rezultatin”, tha Lushaku-Sadriu. Ajo bëri të ditur se do të votojë kundër dorëheqjes së Abdixhikut, duke theksuar se beson në potencialin e tij politik dhe udhëheqës. “Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial. Ai mund të shkojë përtej, të krijojë një frymë brendapartiake ku rritet partia, edhe me potencialin e tij, por edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë bashkë si ekip. Unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Grupet serbe në Telegram, mjet frikësimi dhe shantazhi: Burim Ramadani paralajmëron për rrezik të vazhdueshëm në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Kiks Kosova …