Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e cila është zhvilluar me ftesë të gjeneralit feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar. Lushtaku ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të rëndësishme, ku janë diskutuar çështje me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të komunikimit ndërmjet palëve. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe organizimin e vizitës, duke e cilësuar mikpritjen si dëshmi të vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejmë. Vizita e Lushtakut në Libi vjen në kuadër të angazhimeve të tij institucionale dhe kontakteve ndërkombëtare në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të lidhjeve të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: BE-ja po e mban Ballkanin në pritje, Evropa s’ka të ardhme pa integrimin e rajonit

Në Kongresin e Vjenës, në konferencën e përvitshme që mbledh figura të rëndësishme politike dhe …