Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim z. Ismail Tasholli dhe znj. Eliza Hoxha, përfaqësues të Platformës “Liria ka Emër!”,me të cilët bisedoi për protestën paqësore që do të mbahet më 17 shkurt, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë.
“Me profesorët e respektuar Eliza Hoxha e Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër” gati për marshin e manifestimin më 17 Shkurt në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku ftoj secilin ferizajas të bashkohet në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbrojtje të themeleve të lirisë, pavarësisë e shtetësisë, për drejtësi për etërit themeltar të lirisë, shtetit e Republikës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, bashkë për drejtësi, jo politikë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.
Protesta do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton: “Drejtësi, jo politikë!”