Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për mbi 21 për qind, duke e cilësuar këtë si dëshmi të dështimit të politikave energjetike në vend.Hoti ka theksuar se energjia elektrike është shtrenjtuar katër herë brenda katër viteve të fundit, ndërsa sipas tij janë anuluar edhe dy projekte madhore për prodhimin e energjisë — “Kosova e Re” dhe projekti i gazit. Ai ka akuzuar qeverinë për mungesë planifikimi dhe përgjegjësie, duke thënë se qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës. Sipas Hotit, deklaratat që fajësojnë konsumatorët për faturat e larta përbëjnë tallje me qytetarët. “Tallja me qytetarët vazhdon – se nuk kanë ditur sa kanë paguar për energji, se po i mbajnë shtëpitë shumë të nxehta e kështu me radhë. Mijëra familje blejnë dru me çmim dyfish më të shtrenjtë, sepse nuk mund të instalojnë ngrohjen me energji elektrike. Bilanci i qeverisjes është ky: fatura më të larta, standard më i ulët jetese, zero llogaridhënie”, ka shkruar Hoti. Paralajmërimi për rritjen e re të çmimit të energjisë ka nxitur reagime të shumta politike dhe publike, ndërsa debati për politikat energjetike dhe mbrojtjen e konsumatorit pritet të thellohet në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale ka intervistuar Faton Pecin në cilësinë e të pandehurit për grante

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale …