Komuna e Malishevës dhe IADK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Me qëllim të përkrahjes përmes granteve dhe fuqizimit profesional të fermerëve, të rinjve dhe grave në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtorin Ekzekutiv të Inciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), z. Zenel Bunjaku.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Malishevës kontribuon me bashkëfinancim në projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, projekt trevjeçar për periudhën 2026–2028, i cili implementohet nga IADK dhe financohet nga donatori BfdW nga Gjermania.

Me këtë rast, Kryetari Kastrati falënderoi IADK-në për kontributin e deritanishëm në përkrahje të fermerëve dhe shprehu gatishmërinë e tij, si dhe të Drejtorisë për Bujqësi, për bashkëpunim korrekt dhe efikas gjatë zbatimit të projektit.

Kjo marrëveshje sipas kryetarit Kastrati do të sjellë trajnime, grante dhe përkrahje direkte për ata që punojnë dhe jetojnë nga bujqësia.

Ai gjithashtu ka shtuar se do të vazhdojnë me punë dhe angazhim për zhvillimin e komunës së Malishevës.

Nga ky bashkëpunim pritet që të krijohen kushte për përfituesit që përmes aktiviteteve bujqësore, të gjenerojnë të hyra të cilat përmirsojn gjendjen socio-ekonomike të popullatës, sidomos në zonat rurale të Kosovës, ku do të ketë shtrirje projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e …