Tema të tjera...
PZAP pranon 7 ankesa pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve – vendimet brenda 96 orësh
02/02/2026
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses kursin “Combat Life Saver” në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë në kuadër të Komandës së Logjistikës, duke forcuar më tej kapacitetet e personelit për reagim të shpejtë dhe profesional në situata emergjente në terren. Ky trajnim i specializuar ka për qëllim pajisjen e pjesëtarëve me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për ofrimin e kujdesit urgjent në kushte taktike, në përputhje me standardet e NATO-s. Gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar në menaxhimin e traumave, kontrollin e gjakderdhjes, sigurimin e rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimin e të plagosurve dhe përgatitjen për evakuim mjekësor. Trajnimi synon rritjen e mbijetesës në fushëbetejë dhe garantimin e ndërhyrjes së koordinuar sipas protokolleve moderne të kujdesit para-spitalor. Me këto programe, FSK vazhdon të dëshmojë përkushtimin në ngritjen profesionale dhe ndërveprueshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
