Bashkëpunimi me KFOR-in Amerikan sjell projekte konkrete për pastrimin e mjedisit në Ferizaj

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer dhe të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe KFOR-it Amerikan, janë realizuar disa projekte të rëndësishme që kanë për qëllim largimin dhe pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në lokacione të ndryshme të territorit të komunës.

Ky partneritet ka dhënë rezultate konkrete në përmirësimin e mjedisit, rritjen e pastërtisë publike dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

Komuna e Ferizajt shpreh kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen ta vazhdojë dhe fuqizojë partneritetin me KFOR-in amerikan në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …