FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESION INFORMUES

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK),do të organizoj më 09.02.2026, në Sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës, me fillim në ora 10:00, Sesion Informues.

Sipas njoftimit, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), në kuadër të projektit trevjeçar (2026–2028) “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga donatori gjerman BfdW, organizon sesion informues për fermerë, të rinj dhe gra/vajza nga Komuna e Malishevës që merren me bujqësi, blegtori dhe përpunim të produkteve bujqësore.

Gjatë këtij sesioni do të prezantohen aktivitetet kryesore të projektit, si dhe mundësitë konkrete për aplikim dhe përfitim nga mbështetja e projektit.

Pjesëmarrëja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Skënderajt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për …