Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Selajdin Mullabazi – Mici”, të përfshirë në projektin “Promoting Critical Thinking and Active Citizenship Among Youth” – “Promovimi i të menduarit kritik dhe Qytetarisë Aktive tek të Rinjtë”.
Përmes programit, të rinjtë kanë zhvilluar mendimin kritik, vetëbesimin dhe angazhimin qytetar. Idetë dhe reflektimet e tyre dëshmojnë potencial të madh për një rol aktiv në shoqëri. Në këtë takim kryetari Latifi ka marr pyetje interesante, ka dëgjuar ide dhe reflektime të pjekura që dëshmojnë potencialin e tyre për të qenë zë aktiv në shoqëri. Rinia e informuar, e guximshme dhe e angazhuar është shtyllë e fortë për zhvillimin dhe përparimin e vendit, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.