Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas zhvillimeve të fundit në Kongresin amerikan. Në një postim publik, Kamberi bëri të ditur se pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga kongresisti Keith Self, çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë ka hyrë në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara. Ai ka paralajmëruar takime me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit dhe me anëtarë të Kongresit, duke theksuar se përmes këtyre kontakteve pritet të formësohet më tej qasja amerikane ndaj situatës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas Kamberit, mesazhi që po dërgohet është se diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk mund të trajtohet më si çështje periferike, por si temë e të drejtave të njeriut dhe e standardeve demokratike. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky angazhim do të përkthehet në presion konkret diplomatik dhe mekanizma praktikë për përmirësimin e gjendjes në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …