Thirrje për mbledhjen e parë të Komitetit Obligativ për Politikë dhe Financa për vitin 2026

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e parë për këtë vit, e cila do të mbahet më 13 shkurt 2026 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.

Për këtë mbledhje propozohet ky rend dite:

1. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec;

2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec;

3. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit ad hoc, për shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve që kanë konkurruar për këshillin e fshatit Hoçë e Madhe;

4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Organizimin e Brendshëm, Sistemimin dhe Klasifikimin e Vendeve të Punës në Komunën e Rahovecit;

5. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me nr. prot. 01 Nr. 181/24, të datës 30.1.2024, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 20/25, i datës 28.2.2025, për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Rahovecit;

6. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP);

7. Shqyrtimi i vendimit për miratim të Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026;

8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-05058-0, ZK-Rahovec;

9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm të pjesë së parcelës P-71510057-02240-80, ZK-Rahovec;

10. Shqyrtimi i vendimit për formimi i komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-08152-0, ZK-Rahovec;

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025;

12. Shqyrtimi i informatës së KKSB-së për vitin 2025;

13. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Ekoregjioni”, për ngritjen e tarifës së shërbimit të mbeturinave;

14. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive …