Kryetari i OEK- ut, Lulzim Rafuna, kritikoi mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale. Ai ka theksuar se vendimi për rritjen e pagës minimale është marrur pa pa konsultim me sektorin privat dhe pa analiza paraprake për ndikimin në ekonomi. “Ne si Odë kemi reaguar për mënyrën se si është marrë vendimi, domethënë është marrë pa një konsultim, është marrë pa një analizë paraprake për me pa se çfarë ndikimi do të ketë” ka theksuar për Ekonomia Online, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai ka theksur më tutje se bizneset në Kosovë janë përballur muaj pas muaji me sfida të reja, duke përmendur rritjen e çmimit të energjisë elektrike në prill, daljen në tregun e lirë në qershor, rritjen e pagës minimale, pasigurinë politike dhe tatimin në pronë që, sipas tij, pritet të hyjë plotësisht në fuqi nga 1 qershori nëse nuk ka ndryshime ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …