Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit nuk realizohet rritje e pagave për punëtorët, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica. Ai ka theksuar më tutje se vendimi do të merret pas shqyrtimit të pasqyrave financiare të kompanisë. “Ne kemi kërkuar përmes palës ndërmjetësuese në këtë rast, përmes avokatit tonë, që të kemi ndërmjetësimin ligjor, të shterim mundësinë ligjore për të shkuar me hap drejt grevës, mirëpo menaxhmenti është përgjigjur dialogut social dhe kemi biseduar me 21 janar të këtij viti. Dhe ata kanë thënë që duhet të presim deri me 16 shkurt në pasqyrat financiare dhe bashkërisht të vendosim për kërkesat tona, në realitet për ngritjen e pagave, nivelizimin e pagave për punëtorë të sigurimit fizik dhe të tjerat që i kemi pasur si kërkesa. Ne kemi vendosur të presim deri atëherë, pasi që po dojmë të shterim këtë mundësi. Në rast se jo, atëherë ne do të vazhdojmë me statutin sindikal, në përputhje me të, veprimet do t’i bëjmë deri tek greva” ka deklruar kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …