Kryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, priti në takim nxënësit nga Komuna e Kaçanikut, të cilët kanë arritur suksese në gara në nivel shtetëror.
Me këtë rast Kryetari Vishi uroi nxënësit për sukseset e arritura, duke shtuar se këto arritje po na bëjnë krenar edhe si komunë, e duke falenderuar arsimtarët, stafin menaxherial e në veçanti edhe prindërit për punën e vazhdueshme në arritjen e këtyre sukseseve të larta. Kryetari shtoi se arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të një shteti, andaj edhe më tutje ky sektor do të mbetet prioritet me theks të veçantë në digjitalizimin e shkollave. Për sukseset e arritura nxënësit u nderuan me mirënjohje komunale, ndërsa u përgëzuan edhe nga nënkryetari Xhelal Dema dhe drejtori i Arsimit Gazmend Bunjaku.
Nxënësit shoqëroheshin nga drejtorët dhe arsimtarët e tyre, të cilët u shprehën falenderues për pritjen, që do të jetë një motiv shtesë për të punuar dhe angazhuar për suksese të reja.
Nxënësit nga Shkolla Fillore “ Emin Duraku” prezantuan me sukses në garat në nivel shteti:
Luljeta Raka pjesëmarrëse në garën e inteligjencës Eureka 13, e mbajtur në gjimnazin “Hasan Nahi”, ku zuri vendin e parë në një konkurrencë me nxënës nga e gjithë Kosova;
Nxënësja Ina Lika nga SHFMU “Emin Duraku” mori pjesë në garat e gjuhës angleze të organizuara nga shkolla “Mehmet Akif” ku mori vendin e parë;
Erodit Jakupi, nxënës i klasës VII/2- vendin e pestë në Olimpiadën Matematikore në nivel shtetëror;
Nga Shkolla Fillore “ Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër