Bekim Jashari më 28 korrik e zyrtarizon kandidaturën e tij edhe për mandat për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari kundër pretendimeve të Prokurorisë së Speciales

Bekim Hamëz Jashari ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të fundit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale lidhur me luftën çlirimtare në Kosovë, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe në vazhdimësi të propagandës serbe. Sipas tij, akuzat që po paraqiten në këtë proces gjyqësor nuk pasqyrojnë realitetin e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit për liri. Jashari thekson se vendimet e gjykatës duhet të mbështeten në fakte dhe argumente, të cilat – sipas tij – dëshmojnë karakterin çlirimtar të luftës dhe mbështetjen që ajo ka pasur nga faktori ndërkombëtar dhe NATO. Ai rikujtoi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur mijëra viktima civile, masakra, dëbime masive dhe raste të dhunës seksuale, për të cilat, sipas tij, përgjegjësit ende nuk janë përballur me drejtësinë. Në reagimin e tij, Jashari nënvizoi se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të barazojë viktimën me agresorin dhe shtoi se UÇK-ja, sipas bindjes së tij, përfaqëson vullnetin dhe qëndresën e popullit për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza për lirimin me kusht të ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Lajm i mirë, por drejtësia mbetet e mangët pa kthimin e të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për lirimin me …