Veprimtari nga Kosova Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka publikuar pjesë të një intervistë dhënë për mediet zviceran,

Sali Bislimi: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte sinjal i rrezikshëm për demokracinë evropiane

Veprimtari Sali Bislimi ka reaguar ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar teorinë për dënimin e tyre si mbështetje indirekte për regjimet me prirje diktatoriale. Në reagimin e tij publik, Bislimi ka shprehur shqetësim për pasojat që, sipas tij, mund të ketë një vendimmarrje e tillë në perceptimin e demokracisë evropiane dhe në trajtimin e çështjeve të identitetit dhe lirisë kombëtare. “Një sinjal i keq i demokracisë evropiane. Cenohen liritë fundamentale, identiteti nacional dhe kulturor”, ka shkruar ai, duke shtuar edhe komentin e tij krahasues mbi identitetet kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …