Ramush Haradinaj viziton Fadil Fazliun pas kthimit në atdhe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vizituar Fadil Fazliun pas kthimit të tij në atdhe, duke vlerësuar lart qëndrueshmërinë e tij dhe kontributin shumëbrezësh të familjes Fazliu në shërbim të çështjes kombëtare. Përmes një reagimi publik, Haradinaj theksoi se familja Fazliu ka qenë e angazhuar në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri dhe sakrificë kombëtare. Ai e cilësoi përballjen e Fadil Fazliut me drejtësinë si një sfidë të padrejtë, duke e krahasuar me situatën e bashkëluftëtarëve që po përballen ende me procese gjyqësore në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Sipas Haradinajt, kthimi i Fazliut në familje është moment gëzimi dhe dinjiteti, ndërsa shprehu respekt për qëndrueshmërinë personale dhe familjare të tij. Në të njëjtin reagim, ai përshëndeti edhe kthimin e Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit, duke theksuar se mbetet pritja që të gjithë të tjerët të lirohen dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Haradinaj bëri thirrje për mobilizim qytetar më 17 shkurt në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në një tubim mbështetës që, sipas tij, i kushtohet luftës çlirimtare dhe kërkesës për drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

FSK, Shqipëria dhe Kroacia rrisin koordinimin ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në një …