Është votuar qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurti, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani dhe pas një procesi të përshpejtuar parlamentar. Formimi i ekzekutivit të ri vjen pas një periudhe bllokade institucionale dhe pritet të hapë fazë të re të veprimit politik dhe ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Kurti e nisi adresimin me procesin gjyqësor në Hagë, duke shprehur kundërshtim ndaj zhvillimeve të fundit dhe duke kërkuar qasje më të drejtë ndaj rasteve që lidhen me luftën. Ai theksoi se qeveria e tij do të synojë konstruktivitet në qeverisje dhe stabilitet institucional. Kurti u deklarua në favor të tregut të lirë dhe të luftës kundër korrupsionit, duke e paraqitur këtë si bazë për forcimin e shtetit demokratik. Ai ritheksoi orientimin pro-perëndimor të Kosovës dhe synimin për aleancë të ngushtë me vendet partnere strategjike. Megjithatë, përbërja e re e kabinetit ka nxitur reagime kritike, pasi qeveria Kurti 3 do të ketë katër ministri më shumë. Opozita e ka cilësuar zgjerimin si rritje të kostos qeveritare dhe si shpërndarje postesh për figura besnike politike, akuzë që shumica qeverisëse nuk e ka pranuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
