Avokati i Veselit godet Prokurorinë e Speciales: Dosje pa dokumente origjinale dhe dëshmi të paqëndrueshme

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka ngritur kritika të forta ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke theksuar mangësi serioze në materialet dhe provat e paraqitura në procesin gjyqësor. Gjatë paraqitjes së tij, Dixon ka deklaruar se, sipas mbrojtjes, argumentet e ZPS-së kundër Veselit nuk janë përmirësuar dhe nuk janë bërë më të qarta, pavarësisht ndërhyrjeve të trupit gjykues. Ai e përshkroi analizimin e dosjes së prokurorisë si një proces “të lodhshëm” dhe pa bazë të mjaftueshme provuese. “Pavarësisht ndërhyrjeve që keni bërë ju gjykatës, argumentet e ZPS kundër Veselit nuk janë përmirësuar dhe nuk janë bërë më të kuptueshme. Nëse hedh një sy hollësive të dosjes së ZPS, kjo është një veprimtari e lodhshme që vetëm lodh trurin; ZPS nuk ka argumente të mbështetura”, është shprehur Dixon. Ai ka theksuar gjithashtu se, sipas mbrojtjes, nuk janë paraqitur dokumente origjinale dhe nuk është bërë përpjekje e mjaftueshme nga prokuroria për sigurimin e tyre. Në vijim, Dixon ka akuzuar ZPS-në për qasje selektive ndaj dëshmitarëve, duke pretenduar se disa prej tyre janë sulmuar, ndërsa të tjerëve që sipas tij kanë dhënë deklarime të pavërteta, u është dhënë hapësirë për t’u përgjigjur.

Kontrolloni gjithashtu

Xhelal Sveçla: Qeveria e Kosovës do të kujdeset për ceremonitë e varrimit të viktimave të aksidentit të ndodhur në Kroaci

Xhelal Sveçla refuzon simbolin e OVL-UÇK-së dhe voton kandidatin e Listës Serbe, pa sqarim publik pas seancës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit ka refuzuar …