Avokati Dixon citon Radio Kosovën e Lirë për të sfiduar akuzat ndaj Kadri Veselit në Hagë

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit në Hagë, Rodney Dixon, gjatë mbrojtjes së tij ka cituar një material arkivor nga Radio Kosova e Lirë, duke theksuar se Kadri Veseli nuk ka qenë pjesë e ngjarjeve që pretendon prokuroria. Sipas raportit të Radio Kosova e Lirë, i cili mbulon periudhën maj-qershor, prokuroria ka përmendur pjesëmarrjen e Veselit në mënyrë të gabuar, duke përdorur informacione të pasakta për të mbështetur akuzat e saj. Ky citim nga Arkivi i radios Kosova e Lirë, është përdorur nga mbrojtja për të sfiduar pretendimet e prokurorisë dhe për të argumentuar se nuk ekziston bazë faktike që ta përfshijë Veselin në aktivitetet për të cilat ai ngarkohet.  Avokati Rodney Dixon në fjalët përfundimtare për Kadri Veselin gjatë seancës së sotme në Hagë, kërkoi që “Kadri Veseli të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, të bëhet ndryshe do të ishte padrejtësi e madhe”, tha mbrojtja e ish-kryeparlamentarit

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …