Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në një intervistë për TopChannel, Milo theksoi se qeveria e Kosovës duhej të kishte reaguar menjëherë pas arrestimit të kryetarit të shtetit dhe se indiferenca e saj vendos në dyshim identitetin e popullit shqiptar. Ai nënvizoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të këtyre figurave gjatë çlirimit të Kosovës dhe shprehu shpresën që të kthehen në shtëpi për t’i shërbyer kombit po aq devotshmërisht sa gjatë luftës. “Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata, e cila është më gjakftohtë se prokurorët. Të gjithë urojmë që të kthehen dhe të vazhdojnë të kontribuojnë për vendin”, tha Milo, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Specialja përdor frikësimin dhe kërcënimin, kërkesa për 45 vjet burg shkel drejtësinë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen …