Chad Mair, nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit, ka argumentuar se gjatë pjesës së parë të vitit 1998, UÇK-ja nuk funksiononte me një strukturë të centralizuar komandimi, por si një grumbull i njësiteve lokale guerile, të cilat vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale. “Ky nuk është një zinxhir komandues; janë njësitë lokale që veprojnë pa kohezion apo unitet,” ka deklaruar Mair, duke theksuar se brenda Shtabit të Përgjithshëm në atë periudhë nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive. Ai shtoi se shumë komandantë dhe ushtarë të UÇK-së nuk e dinin ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të tij, duke e bërë lidhjen midis njësiteve dhe Shtabit shumë të dobët. Mbrojtja përdor këto argumente për të sfiduar pretendimet e Prokurorisë se Selimi ka pasur kontroll operacional mbi njësitë e UÇK-së, duke treguar se realiteti ishte i shpërndarë dhe pa hierarki të qartë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
