Fondi Monetar Ndërkombëtar: Ngërçi politik i 2025-ës goditi ekonominë e Kosovës

Ngërçi i zgjatur politik gjatë vitit 2025 ka ngadalësuar rritjen ekonomike dhe ka rritur inflacionin në Kosovë, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar pas vizitës zyrtare në vend. Sipas FMN-së, rritja ekonomike ra në 3.5% nga 4.75% një vit më parë, ndërsa inflacioni u rrit në 5.25%, kryesisht për shkak të çmimeve të ushqimeve. Deficiti i llogarisë së jashtme u zgjerua në 9.6% të BPV-së, si pasojë e rritjes së importeve, sidomos në energji. Institucioni ndërkombëtar thekson se kriza politike ka penguar reformat dhe qasjen në financim të jashtëm. Për vitin 2025 parashihet rritje prej 3.4%, me një përmirësim të lehtë në 3.8% në 2026, nëse rikthehet stabiliteti. FMN rekomandon rikalibrim të politikës fiskale dhe monitorim më të afërt të rreziqeve financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …