VLEN pa qëndrim për rezolutën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – deklarata të forta, por pa vendim konkret

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonia e Veriut, por pa ofruar një qëndrim të prerë institucional për këtë çështje. Nga VLEN theksohet se mbështetet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, duke shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm. Pavarësisht retorikës së fortë, koalicioni pranon se lidershipi dhe grupi parlamentar ende nuk janë takuar për ta shqyrtuar rezolutën e dorëzuar në Kuvend, duke lënë kështu çështjen pa një vendim zyrtar. “VLEN-i mbështet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare… Në lidhje me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e RMV-së, lidershipi dhe grupi parlamentar akoma nuk është takuar që të diskutojë…”, thuhet në reagim. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi koherencën politike të koalicionit, pasi deklaratat publike duken të qarta, ndërsa mungon ende një pozicion formal brenda institucionit ligjvënës. Vendimi zyrtar pritet në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kastrati flet për “aktakuzë të ndërtuar në Beograd” dhe mohon zinxhirin komandues të Shtabit të Përgjithshëm

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Kadri Kastrati, ka komentuar …