Platforma “Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit, thirrje për unitet para marshit të 17 shkurtit

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizituan sot familjen e Kadri Veseli, i cili po gjykohet në Hagë së bashku me Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në një proces që ndodhet në fazën finale. Sipas njoftimit për media, ata u pritën nga bashkëshortja Violeta Veseli, si dhe nga fëmijët e familjes, në një moment të cilësuar si vendimtar për familjen dhe për vendin. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet të plotë me familjen Veseli, duke ritheksuar bindjen se lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata informuan familjen edhe për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. “Qëndrojmë pranë familjes Veseli me bindjen e plotë se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe se lufta jonë për liri ishte e drejtë”, ka deklaruar Eliza Hoxha. Ndërkaq, Ismail Tasholli ka theksuar se marshi i 17 shkurtit synon të jetë zë qytetar për drejtësi dhe dinjitet, duke shprehur pritjen që të akuzuarit në Hagë të lirohen dhe të kthehen pranë familjeve të tyre. Nga ana e saj, Violeta Veseli ka falënderuar platformën për angazhimin dhe solidaritetin e treguar. Në fund të njoftimit, platforma “Liria ka Emër” ka ritheksuar angazhimin për mobilizim të gjerë qytetar, duke theksuar se uniteti dhe solidariteti mbeten përgjigjja më e fortë në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …