Komuna e Malishevës dhe Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkim shpëtimit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi të ngushtë në fushën e kërkim-shpëtimit. Ky bashkëpunim synon adresimin e nevojave dhe sfidave që lidhen me reagimin ndaj rasteve emergjente dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit në territorin e Komunës së Malishevës.

Qëllimi i marrëveshjes është ngritja dhe avancimi i kapaciteteve civile në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe organizimit të trajnimeve ndërmjet SHKKSH-së, institucioneve komunale, organizatave dhe qytetarëve.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe menaxheri i emergjencave në Komunën e Malishevës, Halit Mazreku, kryetari i degës së SHKKSH-së në Malishevë, Besim Paçarizi, si dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …