Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kërkon linjë buxhetore për sigurinë në shkolla, kritikë ndaj gjendjes aktuale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar sot në seancën për projektbuxhetin e vitit një linjë të veçantë financiare për të rritur sigurinë në shkollat e vendit. Ajo e konsideroi gjendjen në institucionet arsimore si alarmante dhe theksoi se prioritet duhet të jetë siguria e fëmijëve para investimeve në teknologji e mësim tërë ditor. Musliu përmendi edhe shembullin e shkollimit të vajzës së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të ngjashme. Ajo propozoi vendosjen e kamerave dhe sistemeve moderne, shtimin e stafit mbikëqyrës dhe psikologëve, si dhe programe parandaluese kundër drogës dhe dhunës, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë mes shkollave, prindërve dhe institucioneve të rendit. Musliu i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta trajtojnë çështjen me seriozitet maksimal.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …