Liribërsja Shqipe Krasniqi thirrje për drejtësi të paanshme: “Pa nënat tona nuk do të kishte liri”

Sot, gjatë protestës në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK, Shqipe Krasniqi bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje të atyre që nuk janë më mes nesh. “Unë jam një nga mijëra gratë që pamë luftën me sytë tanë. Ne rritëm me krenari përkundër dhimbjes dhe gjithë katrahurave që kaloi populli ynë. Këtu luftuam për lirinë e Kosovës. Pa nenat tona nuk do të kishte liri. Populli ynë nuk di të dorëzohet”, tha Krasniqi, duke kujtuar sakrificën e grave që luftuan dhe mbajtën familjet e tyre në këmbë gjatë viteve të luftës. Ajo tregoi se edhe vetë iu bashkua frontit të UÇK, duke marrë pushkën dhe veshur uniformën e luftës: “Shumë vajza e mora dhe unë pushkën për front, vesha uniformën më të bukur dhe iu bashkova UÇK-së.” Krasniqi shtoi se plagët e hapura të atyre që sot gjykohen në Hagë janë plagë të hapura për të gjithë ne, dhe se drejtësia duhet të jetë e paanshme: “Na dhemb kjo plagë, dhe kërkojmë drejtësi të paanshme, që sakrificat e popullit tonë të nderohen dhe e vërteta të mos tjetërsohet.”

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Marco Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së

Në emër të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i …