Qeveria miraton Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së, Maqedonci në krye të organizimeve për përkujtimin kombëtar

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, me qëllim koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe institucionale që zhvillohen tradicionalisht në nderim të kësaj ngjarjeje historike, transmeton Gazeta Metro. Sipas vendimit të ekzekutivit, në krye të këshillit është emëruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues do të jetë Andin Hoti. Pjesë e këtij mekanizmi organizativ do të jetë edhe Sami Lushtaku. Në përbërje të këshillit janë përfshirë gjithashtu Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha. Këshilli Organizativ do të angazhohet në planifikimin, organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila çdo vit shënohet me ceremoni përkujtimore, homazhe dhe aktivitete institucionale në mbarë vendin, në nderim të sakrificës dhe historisë së luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …