OVL e UÇK-së

Veteranët paralajmërojnë veprime të reja në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të reja dhe se nuk do të rrijnë duarkryq ndaj padrejtësive që po ju bëhen drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Ata kanë thënë se së shpejti do të nisin bisedimet se për të shqyrtuar hapat e mëtejmë përmes të cilëve do të kërkojnë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë për Ekonomia Online se prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë gjatë gjithë procesit ka përdorur, gënjeshtra, shpifje dhe montime me qëllim që ta paraqesë UÇK-në si organizatë kriminale. “Prokuroria prej fillimit deri në fund, deri më ditën e mërkurë, ka gënjy, ka shpifë, ka montu, ka marrë njerëz të traumatizuar, ka marrë njerëz ashtu që kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë, çdo lloj metode ka përdorur për me gjymtu apo për me e qitë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë të përbashkët kriminale” ka theksuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Ai ka deklruar se së shpejti, tri organizatat e dala nga lufta do të ulen dhe do të bisedojnë për hapat që do t’i ndërmarrin në në ardhmen në përkrahje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Mbrojtjes hapi konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e …