Ray Wojcik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë. Ai ka paralajmëruar më tutje se çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në vend, mund të krijojë pasiguri dhe të rrisë hapësirën për ndikime të jashtme. “Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova mund të krijojë mundësi për Rusinë dhe Kinën që të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, në të gjitha fushat – politike, informative, ushtarake dhe ekonomike. Vlerësimi më i gjerë për stabilitetin rajonal do të ndikojë në marrjen e vendimeve. Sepse, paqëndrueshmëria në Kosovë mund të përhapet në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi ose Maqedoni të Veriut, duke rritur rrezikun strategjik dhe duke shtyrë, potencialisht, vendimet për tërheqjen e forcave. Po ashtu, duhet të kemi parasysh se edhe në vitin 2023, paramilitarët serbë sulmuan forcat policore të Kosovës. Historikisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se paqëndrueshmëria në Ballkan çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe në vdekjen e 20 milionë njerëzve në gjithë Evropën” ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …