OVL-UÇK kundërshton ftesën e Ministrisë së Mbrojtjes për Grupin Punues: “Nuk jemi vartës të asnjë ministrie”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj ftesës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe me gjuhë urdhëruese. Përmes reagimit publik, OVL-UÇK-së,  thekson se kategoritë e dala nga lufta nuk janë vartëse të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen në mënyrë institucionale që, sipas tyre, cenon dinjitetin dhe rolin e tyre historik. Ata bëjnë të ditur se, pavarësisht kësaj situate, kanë themeluar një Këshill përfaqësues të tyre, i cili do të organizojë aktivitete të veçanta për shënimin e Epopesë së UÇK-së, me qëllim ruajtjen e vlerave dhe rëndësisë historike të saj. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes reagoi ndaj deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, lidhur me mos ftesën në Këshillin Shtetëror për organizimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara. Debati ndërmjet palëve vjen në prag të organizimeve për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke reflektuar mospajtime rreth mënyrës së koordinimit institucional të aktiviteteve përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nis mandatin e ri me takime diplomatike, në fokus dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mandatin e ri qeverisës me një seri takimesh …