“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Afati për zgjedhjen e Presidentit po afron: Procedurat dhe dilemat kushtetuese për mandatin e dytë të Vjosa Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, synon një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka edhe nëntë ditë kohë brenda afatit kushtetues për ta rizgjedhur atë ose për të zgjedhur një kandidat tjetër për president, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Procesi i zgjedhjes së presidentit rregullohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Kuvendit, megjithatë interpretimet e ndryshme politike për çështjen e kuorumit kanë bërë që kjo temë të trajtohet disa herë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Për vlefshmërinë e procedurës në raundin e parë dhe të dytë duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë të paktën dy të tretat e deputetëve, përkatësisht 80 deputetë. Vetëm në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë, pra të paktën 61 deputetë. Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, raundet e para konsiderohen të konsumuar vetëm nëse plotësohet kuorumi prej 80 deputetësh që marrin pjesë në votim. Nëse ky kusht nuk përmbushet, raundi shpallet i pavlefshëm dhe procedura nuk mund të vazhdojë në fazat pasuese. Kjo nënkupton se për të arritur në raundin e tretë ku zgjedhja e presidentit bëhet më e lehtë numerikisht duhet që paraprakisht të jenë zhvilluar në mënyrë të vlefshme dy raundet e para, me pjesëmarrjen e domosdoshme të dy të tretave të deputetëve në sallë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza paralajmëron përkeqësim ekonomik: Rënie e standardit të jetesës dhe presion në rritje mbi qytetarët

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar për një përkeqësim të dukshëm të gjendjes ekonomike …