AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB alarmon për interesat e larta të mikrofinancave: “Po thellohet varfëria e familjeve dhe fermerëve”

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me normat e larta të interesit që po aplikojnë institucionet mikrofinanciare në Kosovë, duke paralajmëruar se ato po shndërrohen në barrë financiare për qytetarët dhe sektorin e bujqësisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, të cilave u referohet AKB, kreditë për familjet arrijnë deri në rreth 22 për qind interes, ndërsa për bujqit mbi 16 për qind. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se këto norma nuk mund të konsiderohen më si ndihmë financiare, por si një barrë që, sipas tij, po i shtyp ekonomikisht familjet dhe fermerët. Në reagimin publik, AKB thekson se institucionet mikrofinanciare janë krijuar për të mbështetur shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe bizneset e vogla, por realiteti aktual, sipas tyre, tregon të kundërtën, duke ngritur dilema nëse sistemi po lufton varfërinë apo po përfiton prej saj. Organizata vlerëson se kreditë me interesa të tilla rrezikojnë të çojnë familjet drejt borxheve afatgjata dhe falimentimit financiar, ndërsa për bujqit përbëjnë goditje direkte për prodhimin vendor dhe sigurinë ushqimore në vend. AKB ka kërkuar hetim institucional të menjëhershëm për praktikat e interesit në sektorin mikrofinanciar, vendosjen e një tavani ligjor për normat e interesit, ndërhyrje shtetërore për mbrojtjen e qytetarëve nga kreditë me kosto të lartë dhe transparencë të plotë mbi fitimet dhe praktikat financiare të këtyre institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza paralajmëron përkeqësim ekonomik: Rënie e standardit të jetesës dhe presion në rritje mbi qytetarët

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar për një përkeqësim të dukshëm të gjendjes ekonomike …