Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa mbahet më: 26.02.2026

Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Malishevës për vitin 2026, do të mbahet të enjtën me datë 26.02.2026 duke filluar nga ora: 09:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Komisioneve.

Për këtë mbledhje kryesuesi i kuvendit komunal, z. Fatmir Ademaj ka propozuar këtë rend dite:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/390 dt.23.02.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunës për formimin e komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes thirrjes së interesit publik sipas vendimeve të Kuvendit nr.02/121, dt.08.03.2024 dhe nr.02.142, dt.23.05.2025

3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/391, dt.23.02.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për Shqyrtimin dhe marrjen e vendimit për formimin e komisionit të ankesave, konform nenit 18, të Ligjit nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.

4. Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve Stacioni i Autobusëve” SH.A.Malishevë.

5. Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve ‘’EKO-Regjioni“ SH.A Prizren, njësia në Malishevë.

6. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Endrit Krasniqin, mundësi më i mirë i Turneut të XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij mundësin e …