Thirret mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Komuna e Rahovecit njofton përmes një postimi në Facebook se ka thirrur për pjesëmarrje mbledhjen e parë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Ftohen anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) që të marrin pjesë në mbledhjen e parë, e cila do të mbahet më datë: 3 mars 2026 (e martë), me fillim në orën 15:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE

1. Analizë e sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit për vitin 2025

2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në komunën e Rahovecit

3. Diskutimi dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2026

4. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Endrit Krasniqin, mundësi më i mirë i Turneut të XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij mundësin e …