Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.
Ambasadori më uroi për mandatin e ri, për çka e falënderova sinqerisht. Gjatë takimit diskutuam për projekte të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve, shkëmbimet kulturore, si dhe bashkëpunimin në sektorë të tjerë me interes të ndërsjellë.
Shprehëm gatishmërinë që të vazhdojmë komunikimin dhe angazhimin për projekte konkrete në dobi të qytetarëve tanë.
E falënderoj Ambasadorin Blaj për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, me bindjen se kjo është vetëm një hap i parë drejt projekteve të suksesshme në të ardhmen”, ka shkruar Ramosaj.