Elisa Spiropali kritikon Specialen: Drejtësia të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur kritika ndaj punës së Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke kërkuar që proceset gjyqësore të zhvillohen me paanshmëri dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në një konferencë për media, ajo theksoi se Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por paralajmëroi se drejtësia nuk duhet të krijojë perceptim të standardeve të dyfishta apo barazim mes viktimës dhe agresorit. Spiropali deklaroi se lufta në Kosovë ishte luftë për liri dhe mbijetesë pas një periudhe represioni ndaj popullsisë civile, duke kujtuar se ndërhyrja e NATO erdhi për të shmangur një katastrofë humanitare. Ajo shtoi se proceset gjyqësore duhet të marrin parasysh kontekstin historik dhe të mos krijojnë përshtypjen se historia po rishkruhet në mënyrë të pa balancuar. Sipas saj, Kosova si shtet dhe lufta për liri nuk janë në gjyq, ndërsa kërkoi drejtësi të plotë që respekton të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare, duke theksuar se këto qëndrime përbëjnë përgjegjësi historike dhe jo presion ndaj drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Të premten nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Të premten në orën 09:30 pritet të nisë seanca gjyqësore për rastin e dytë ndaj …