Kryetari Kastrati mbajti takim koordinues me drejtorët komunal për avancimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunal, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit dhe avancimin e punës në shërbim të qytetarëve.

Përveç drejtorëve komunal, në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Vesel Krasniqi, si dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale, Fatmir Ademaj.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, me synimin që vendimet institucionale të përkthehen në shërbime më cilësore, më efikase dhe më afër nevojave të qytetarëve. U ritheksua angazhimi për një komunë më funksionale, transparente dhe për zhvillim të qëndrueshëm që reflektohet drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …