Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Malishevës ka shpallur njoftimin për Aplikim për Trajnime dhe Grante në Sektorin e Përpunimit.
Në njoftim ftohen të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Malishevës të aplikojnë për trajnime profesionale dhe përfitim të granteve në sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve.
Ky program synon fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në zonat rurale, përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe mbështetjes konkrete për zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme, gjeneruese të të ardhurave.
Afati i fundit për aplikim: 10.03.2026, ora 16:00.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, projekt trevjeçar i përkrahur nga donatori gjerman BftW.
Inkurajohen të gjitha të interesuarat që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.